17.500 euro ryshfet/ Arrestohet doganieri, u kap me paratë e shënuara
17.500 euro ryshfet/ Arrestohet ndihmësdrejtori i Doganave, u kap me paratë e shënuara nga policia.
Një zyrtar i lartë i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka marrë 17.500 euro ryshfet, me qëllim ndërhyrjen në dy procedura që zhvilloheshin pranë Doganave.
I arrestuari është Xhever Imeri, ndihmësdrejtor në Administratën Doganore.
Sipas autoriteteve maqedonase, Imeri dyshohet se kishte kërkuar shumën prej 17.500 eurosh në këmbim të përdorimit të ndikimit të tij për të ndërhyrë në dy procedura pranë Administratës Doganore.
Operacioni është zhvilluar pas marrjes së informacionit nga autoritetet për rastin e dyshuar të korrupsionit. Imeri dyshohet se është kapur në momentin kur mori paratë, të cilat ishin shënuar paraprakisht nga policia.
Pas marrjes së shumës, zyrtari dyshohet se nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, ai u kap nga autoritetet dhe u arrestua.
Policia ka sekuestruar shumën prej 17.500 eurosh, ndërsa Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Autoritetet po punojnë gjithashtu për të përcaktuar nëse në këtë skemë janë të përfshirë persona të tjerë dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e dyshuara të rastit.
“KORÇA BOOM”
















