top of page

Sulm me th*kë/ 25-vjeçari përfundon në spital, autori kapet menjëherë

5 hours ago
1 min read

Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Shkozetit në Durrës.


Një i ri rreth 25 vjeç është plagosur në këmbë, në rrethana ende të paqarta. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.


Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pak minuta pas plagosjes është shoqëruar në polici autori i dyshuar i ngjarjes.


Deri më tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurit dhe të personit të dyshuar.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në konfliktin mes dy të rinjve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page