17-vjeçari përplas një makinë të parkuar në Korçë dhe largohet
- 21 minutes ago
- 1 min read
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Korçë.
Sipas informacioneve, i riu ka përplasur një automjet të parkuar në bulevardin “Republika” në Korçë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Pas verifikimeve rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi, duke shkelur ligjin dhe duke rrezikuar sigurinë rrugore.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori, ku do të zhvillohet procedimi penal ndaj të miturit.
“KORÇA BOOM”













