17-vjeçarja shkëlqen në Akademinë Diplomatike të Vjenës
- 1 day ago
- 1 min read
Më datat 24–25 mars 2026, Natali Lumani, nxënëse e vitit të dytë në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, mori pjesë në Leadership and Diplomacy Summit në Vjenë, Austri, një aktivitet ndërkombëtar me pjesëmarrës nga e gjithë bota. Natalia u përzgjodh fituese mes shumë aplikantëve nga vende të ndryshme të botës, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën dhe vendin tonë.
Konferenca u zhvillua në Akademinë Diplomatike të Vjenës, një nga institucionet më prestigjioze në botë në fushën e diplomacisë.
Gjatë konferencës, ajo referoi me sukses temën: “Albania's Exemplary Model of Religious Tolerance in Europe” ku prezantoi vlerat e bashkëjetesës dhe tolerancës që karakterizojnë shoqërinë shqiptare.

Në kuadër të aktivitetit në Akademinë Diplomatike u zhvillua edhe një Expert Session – Leadership & Drug Awareness, me ligjërues Mr. Gerd Polzl (Austrian Chapter of the Foundation for a Drug-Free World), i cili foli për rëndësinë e ndërgjegjësimit mbi këtë çështje.
Në ditën e dytë, pjesëmarrësit zhvilluan një vizitë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Vjenë (UNO Vienna), ku u njohën nga afër me funksionimin e organizatave ndërkombëtare.
Gjithashtu, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin edhe disa prezantime mbi çështje që lidhen me “Drugs and Crime”, ku u informuan mbi rolin dhe veprimtarinë e United Nations Office on Drugs and Crime (UNODC) në adresimin e sfidave globale.
Pjesëmarrja e Natalisë në këtë aktivitet prestigjioz përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe një promovim dinjitoz të shkollës dhe vendit tonë në një skenë ndërkombëtare.
“KORÇA BOOM”



















