21-vjeçari i përfshirë në grabitjen e futbollistit të famshëm humb jetën në qeli
- Korca Boom
- 21 hours ago
- 1 min read
Një nga të përfshirët në grabitjen e portierit italian Gianluigi Donnarumma ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike. Sipas mediave franceze, 21-vjeçari, i identifikuar si një nga ekzekutorët e ngjarjes, u vetëvra më 10 maj 2024 në qelinë e tij në burgun Fresnes.
Ngjarja u zbulua vetëm kohët e fundit, ndërsa rojet e burgut e gjetën duke u varur nga hekurat e dritares. Përpjekjet për ta shpëtuar, duke përfshirë përdorimin e CPR dhe defibrilatorit, dështuan, duke konfirmuar vdekjen e tij në vend.
"KORCA BOOM"



















