top of page

24-vjeçari arrestohet për marrëdhënie s*ksuale me dhunë me të mitur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës, ku një 24-vjeçar nga Kavaja është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet për kryerjen e marrëdhënies seksuale me dhunë me një të mitur”, njoftoi policia.


Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme ligjore.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page