50-vjeçari vdes pas tentativës për të fshehur drogën
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Një 50-vjeçar humbi jetën në Lefkadë, Greqi, pasi tentoi të shmangte kapjen nga policia duke gëlltitur një qese me drogë. Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, gjatë një kontrolli policor, ku i riu u përpoq të fshehte drogën në mënyrë të menjëhershme.
Qesa e drogës i bllokoi rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar mbytje. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Lefkadës dhe u intubua nga mjekët, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, ai ndërroi jetë.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të incidentit dhe për të përcaktuar detajet e ngjarjes.
"KORCA BOOM"



















