top of page

52-vjeçari bie nga kati i pestë dhe përfundon në ballkonin e katit të dytë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku një 52-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në katin e pestë dhe ka përfunduar në ballkonin e katit të dytë të të njëjtit pallat.


Sipas të dhënave të para, burri ndodhej në ballkon duke pirë cigare, kur edhe ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht, por dyshohet se ai mund të vuante nga probleme të shëndetit mendor.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat bënë të mundur zbritjen e tij nga ballkoni i katit të dytë. Gjatë ndërhyrjes, 52-vjeçari ka shfaqur shenja lëvizjeje, para se të transportohej me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page