top of page

6 vite pa Artur Krekën/ Djali i tij, Fideli: Të jam mirënjohës për gjithçka, baba!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 15
  • 1 min read

Sot djali i Artur Krekës, deputeti Fidel Kreka, kujton babain e tij me një mesazh prekës:


"Sot bëhen gjashtë vite pa babanë tim. Çdo përvjetor më gjen me të njëjtin boshllëk në zemër, por edhe me të njëjtën mirënjohje për njeriun që më mësoi të ec drejt, të punoj me ndershmëri dhe të mos dorëzohem kurrë.


Sot, në përkujtimin e tij, ndalem për t’i falënderuar të gjitha mësimet që më la: përulësinë, punën e ndershme, dashurinë për familjen dhe guximin për t’u përballur me çdo sfidë.


Të jam mirënjohës për gjithçka, baba. Do të të kem gjithmonë me vete.


Prehu i qetë."

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page