top of page

76-vjeçari shoqërohet në komisariat, bashkëshortja dërgohet në spital për kujdes mjekësor

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Një 76-vjeçar në Durrës është vënë në pranga nga policia pas një konflikti familjar të ndodhur në lagjen nr. 17. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresë dhe kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.


Sipas të dhënave paraprake, gjatë debatit në banesë, shtetasi A. R., 76 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me një shkop druri dhe duke i shkaktuar plagë.


Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar. Ndërkohë, e dëmtuara është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page