A mund të studiohet magjia? Universiteti që thotë “po”, por ndryshe
- 3 days ago
- 1 min read
Një program i ri masteri në University of Exeter, në Mbretëria e Bashkuar, pritet të sjellë për herë të parë një degë studimi të dedikuar historisë dhe analizës së magjisë dhe fenomeneve okulte.
Ky program vjen në një kohë kur interesi publik për folklorin, praktikat mistike dhe besimet alternative është në rritje, duke reflektuar një kthim të vëmendjes ndaj temave që për shekuj kanë qenë pjesë e kulturave të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar të universitetit, kursi nuk synon të mësojë praktika magjie, por të ofrojë një analizë akademike mbi zhvillimin historik, kulturor dhe social të këtyre fenomeneve. Studentët do të eksplorojnë mënyrën se si besimet okulte kanë ndikuar në mendimin njerëzor, në zhvillimin e shkencës dhe në formësimin e kulturës ndër shekuj.
Programi do të ndërtohet mbi një qasje ndërdisiplinore, duke ndërthurur fusha të ndryshme studimi për të trajtuar fenomenet okulte si objekt kërkimi shkencor dhe jo si praktika mbinatyrore.
Përmes këtij programi, University of Exeter synon të nxisë një kuptim më të thellë dhe kritik të një fushe që shpesh është parë përtej kornizave tradicionale akademike.
“KORÇA BOOM”
















