top of page

Administrata dy ditë pushim radhazi për Krishtlindje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e premte, 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për administratën publike, si zgjatje e festës së Krishtlindjes.


Punonjësit e administratës nuk do të punojnë as ditën e enjte, 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare, duke përfituar kështu dy ditë rresht pushimi. Institucionet publike do t’i rikthehen aktivitetit normal të hënën pas pushimit.


Ky vendim synon që qytetarët dhe punonjësit të kenë mundësi të shijojnë festat pa ndërprerje dhe me më shumë kohë për familjet e tyre.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page