top of page

Familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut, në qendër të vëmendjes së organizatës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/Familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut, gjithmonë në qendër të vëmendjes së organizatës.


Tashmë si traditë e përvitshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë mirëpriti në ambientet e saj, me rastin e festave të fundvitit, familjarët e punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës.


Familjarët u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues Islor Islami, i cili theksoi se Policia e Shtetit është kurdo e hapur, mbështetëse dhe e gatshme për familjarët e Dëshmorëve.


Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktivitetit, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page