AKSIDENT/ Plagosen babë e bir!
- Aug 15
- 1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje, në zonën e njohur si Ura e Mbrostarit.
Bëhet me dije se nga përplasja mes dy automjeteve, kanë mbetur të plagosur dy persona. Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Fiat”, që drejtohej nga shtetasi L. Xh., dhe një automjet tip “Volkswagen”.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtetasi me inicialet E. T. dhe djali i tij i mitur. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa gupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.
Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment të aksit Fier-Lushnje.
“KORÇA BOOM”
















