top of page

LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me a*më, q*llohet drejt makinës së 24-vjeçarit

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë, ku një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.


Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në lagjen “1 Maji”. 24-vjeçari me inicialet S. R. ka njoftuar autoritetet se një person kishte qëlluar me armë në drejtim të automjetit të tij, i cili ishte i parkuar në momentin e ngjarjes.


Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur menjëherë veprimet hetimore dhe ka identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.


Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page