Babë e bir vriten me a*më, një tjetër pl*goset
- 6 hours ago
- 1 min read
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pasditen e kësaj të diele, pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Dukagjinit.
Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prelë Gjoni, babë e bir, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleks Preka.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:20 në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, në Dukagjin. Forcat e Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë janë nisur drejt vendngjarjes.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Deri në këto momente, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta.
“KORÇA BOOM”
















