top of page

Aksident , 21-vjeçari humb kontrollin dhe p*agos lehtë një polic

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Palasë-Dhërmi, në zonën e rrethrrotullimit të Drimadhë.

Sipas njoftimit të policisë, një 21-vjeçar, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte, duke u përplasur fillimisht me një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka goditur edhe një punonjës policie, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e aksidentit. Fatmirësisht, efektivi ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.


“R. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Palasë-Dhërmi, në rrethrrotullimin e Drimadhës, duke drejtuar automjetin, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij, ka goditur një mjet të parkuar dhe më pas një punonjës policie, i cili ka pësuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page