top of page

Aksident automobilistik pranë shkollës "Sotir Gura"

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot pranë Shkolla 'Sotir Gura', ku janë përfshirë dy automjete.


Përplasja ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në zonë, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve.


Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.


Policia e zonës po vijon verifikimet për rrethanat e aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page