Aksident dramatik, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është shënuar në segmentin Xhafzotaj–Shijak, në vendin e njohur si Auto Qerreti, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal anësor.
Si pasojë e aksidentit, një 66-vjeçar ka mbetur i lënduar, por fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Durrësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”













