Aksident fatal, 51-vjeçari bie në kontakt me rrymën dhe ndërron jetë
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik gjatë një riparimi elektrik.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Viktima është identifikuar si Arben Legisi, i cili ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë përpjekjes për të rregulluar një defekt.
“Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në deklaratën e Policisë së Tiranës.
Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa menjëherë më pas ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit dhe shkakun e saktë të humbjes së jetës së 51-vjeçarit.
“KORÇA BOOM”
