top of page

Aksident fatal, 64-vjeçari bie nga lartësia dhe ndërron jetë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:30, në Paskuqan 1, gjatë punës, ka rënë nga lartësia shtetasi H. P., 64 vjeç, i punësuar për punime hidraulike. Si pasojë e plagëve të marra, 64-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.


Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar kushtet e sigurisë në punë.


Në vijim të veprimeve hetimore, rreth orës 18:00, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. M., 61 vjeç, administrator i firmës nënkontraktore, i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page