Aksident i 6-fishtë pranë pikës kufitare në Morinë/ 7 të plagosur, mes tyre 1 grua shtatzënë dhe 1 fëmijë
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të autostradës “Ibrahim Rugova”, pranë pikës kufitare të Morinës.
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Mes të lënduarve janë edhe një fëmijë dhe një grua shtatzënë në muajin e shtatë.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Deri më tani nuk ka raportime për viktima, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.
Për shkak të aksidentit, njëra korsi e autostradës në drejtimin Prizren–Morinë është bllokuar, duke shkaktuar kolona të gjata automjetesh dhe vonesa në qarkullim./Boldnews
"KORÇA BOOM"
















