Aksident i rëndë, autoboti i UKT përplas për vdekje gruan që lëvizte me motoçikletë
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku një grua që po lëvizte me motor elektrik u përplas nga një autobot uji.
Fatkeqësisht, gruaja humbi jetën në vend. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.
Policia dhe ambulanca ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po kryhen hetimet për rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















