Aksident i rëndë: Humb jetën një person, plagosen 5 të tjerë
- Korca Boom
- Aug 6, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë me përfshirjen e dy automjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në Levan të Fierit. Si pasojë e përplasjes së fortë, 5 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe shkakun e aksidentit me pasoja fatale./ NOA
“KORÇA BOOM”






















