Përroi përmbyt qytetin, uji depërton në ambientet e Policisë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë jugun e vendit gjatë orëve të fundit, veçanërisht zonën e Himarës, kanë shkaktuar probleme serioze në disa pjesë të qytetit. Përroi që kalon në mes të Himarës ka dalë nga shtrati, duke sjellë përmbytje në rrugë periferike dhe zona të banuara.
Si pasojë e situatës, uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë. Në katin e parë të godinës janë regjistruar prani uji, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të ngritur pajisjet dhe dokumentacionin nga toka, me qëllim shmangien e dëmeve materiale.
Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë të dendura dhe të pandërprera. Strukturat përgjegjëse po monitorojnë nga afër gjendjen, ndërkohë që qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat më të prekura.
"KORCA BOOM"



















