top of page

Nga 1960 te 1987, çfarë tregojnë tërmetet për rrezikun sizmik në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Zona e juglindjes së Shqipërisë, veçanërisht qarku i Korçës, njihet prej dekadash si një nga zonat me aktivitet sizmik të konsiderueshëm në vend. Ekspertët e fushës theksojnë se kjo zonë ka një histori të gjatë të tërmeteve, disa prej të cilëve kanë qenë me magnitudë të lartë dhe me ndikim të ndjeshëm në jetën e banorëve.


Si shembuj konkretë përmenden tërmeti i vitit 1960, i cili arriti magnitudën 6 ballë të shkallës Rihter, si dhe ai i vitit 1987, me magnitudë 5.2. Këto ngjarje sizmike shërbejnë si dëshmi e qartë se Korça është një zonë aktive nga pikëpamja tektonike dhe kërkon vëmendje të vazhdueshme në aspektin e monitorimit dhe masave parandaluese.


Sipas ekspertit Ormëni, kur flitet për një zonë sizmike si kjo, duhet të merren parasysh dy aspekte kryesore. “Së pari, këtu ndodhin tërmete të forta, por ato kanë periudha të gjata përsëritjeje, çka do të thotë se nuk ndodhin shpesh. Së dyti, pas këtyre periudhave shfaqen grumbuj tërmetesh më të vegjël, të cilët zakonisht nuk shkaktojnë dëme materiale dhe konsiderohen si lëkundje të natyrshme të zonës,” shpjegon ai.


Ekspertët theksojnë se këto lëkundje më të vogla nuk duhet të shkaktojnë panik, por shërbejnë si kujtesë për rëndësinë e zbatimit të standardeve të ndërtimit dhe përgatitjes së institucioneve dhe qytetarëve për situata emergjente. Aktiviteti sizmik në juglindje vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa qytetarët këshillohen të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare në rast të lëkundjeve të forta.

"KORCA BOOM"


bottom of page