LAJMI FUNDIT/ Arrestime në Korçë. Ngjarje në Devoll, Pogradec, Maliq dhe Korçë. Ja komunikata e bluve…
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. C., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-A. P., 44 vjec, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Bilishtit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që e drejonte në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetasit D. S., duke e mashtruar se do t'i siguronte punësim në Slloveni.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materiale shtesë në Prokurori, për shtetasin A. A., 43 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi në muajin gusht 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit A. T., një shumë parash, duke e mashtruar se do t'i shiste një automjet. Punohet për kapjen e 43-vjeçarit, i cili është shpallur në kërkim më datë 02.02.2026, për të njëjtën vepër penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. T., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në përdorim të tij, rezultoi se ushtronte aktivitetin pa e paregjistruar në organet kompetente. Gjithashtu, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për procedimin e një 15-vjeçari që kishte thyer me gur, xhamin e dritares së banesës së shtetasit G. H., në lagjen nr.5, Pogradec, bëjmë më dije se u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 13-vjeçar (djali i shtetasit G. H.) pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, video me përmbajtje kërcënuese mbi këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. M., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















