top of page

Aksident i rëndë, makina përplaset me 3 automjete të tjera, plagoset shoferi dhe 2 pasagjerë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Një 32-vjeçar që ishte në timonin e makinës së tij dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, mbetën të plagosur në një aksident rrugor që ka ndodhur në zonën e Lezhës.


Ngjarja u shënua në autostradën Milot-Morinë, ku i riu informohet se është përplasur me 3 automjete të tjera.


Përveç dëmeve materiale ka pasur edhe tre persona të tjerë, që sipas policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.


“Shërbimet e Policisë Rrugore të autostradës Milot-Morinë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 32 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me tri automjete. Si pasojë janë dëmtuar 32-vjeçari dhe 2 pasagjerë në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shkaqet e aksidentit dhe rrethanat pritet të zbulohen nga hetimet e mëtejshme bashkë me Prokurorinë dhe ekspertimi auto-teknik./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page