top of page

E FUNDIT/ Sherr në Kolonjë. Arrestohen dy shtetas që patën sherr edhe me një femër. Ja komunikata!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasit E. Sh., 29 vjeç dhe E. N., 35 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".


Këta shtetas dje, në lagjen nr.1, Ersekë, janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Më pas 35-vjeçari është konfliktuar edhe me shtetasen N. Sh., 41 vjeçe, banuese në Ersekë. Në momentin kur kanë shkuar shërbimet e Policisë për të neutralizuar situatën, dy shtetasit E. Sh., dhe E. N., për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page