Aksident i rëndë që në orët e para të mëngjesit/ Humb jetën një 17-vjeçar
- Korca Boom
- Oct 28, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë.
Sipas informacioneve, një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur, teksa po kalonte vizat e bardha, nga një automjet tip “Porsche”.
I riu është identifikuar si shtetasi me inicialet, L.SH. Ngjarja ka ndodhur pranë bulevardit “Ismail Qemali”, rreth orës 01:30. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ CNA
“KORÇA BOOM”



















