Aksident i rëndë rrugor në Korçë–Ersekë, dy persona dërgohen në spital
- 1 hour ago
- 1 min read
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, në segmentin e quajtur “Pishina e Selenicës”.
Dy mjete janë përplasur “kokë më kokë”, duke lënë dy persona të plagosur, por pa rrezik për jetën.
Të lënduarit janë dërguar në spital për mjekim, ku raportohet se kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.
Në vendngjarje ndodhen Policia e Kolonjës dhe Njësia e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po hetojnë dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
"KORCA BOOM"













