top of page

Aksident masiv, 2 të pl*gosur rëndë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Shupenzë–Maqellarë.


Tre automjete janë përplasur me nëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë nisur drejt spitalit të Bulqizës për ndihmë mjekësore.


Burime bëjnë me dije, se në aksident është përfshirë një automjet me targa bullgare, një mjet tip “Audi” dhe një makinë tjetër, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave.


Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page