Aksident në aksin Lin-Pogradec, makina përplas këmbësoren, e moshuara në gjendje të rëndë
- Korca Boom
- Aug 22, 2025
- 1 min read
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka përplasur një të moshuarë që po kalonte rrugën.
Si pasojë, e moshuara ka marrë dëmtime të shumta dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy këmbësore, shtetaset M. Gj., rreth 62 vjeçe dhe G. Gj., rreth 11 vjeçe.
Këto dy shtetase janë transportuar në spitalin e Pogradecit, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”



















