top of page

Aksident në aksin Qafë Plloçë–Qukës me dy të pl*gosur! Policia e Korçës arreston 33-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 20, 2025
  • 1 min read

Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e sotme një 33-vjeçar pasi përplasi me automjetin e tij një mjet tjetër.


Raportohet se ngjarja ka ndodhur në ditën e djeshme në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës” ku automjeti i tipit "Benz" i drejtur nga shtetasi, tashmë në pranga, D.Xh., ka përplasur mjetin e drejtuar nga shtetasi i identifikuar me inicialet A.K., 25 vjeç.


25-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga dy pasagjere të cilat ndodhet në spitalin e Elbasanit ku po marrin mjekimin e nevojshëm.


Njoftimi i policisë:


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.


Në aksin rrugor “Qafë Plloçë–Qukës”, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë.


Si pasojë, janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“KORÇA BOOM”


bottom of page