top of page

Aksident në Pogradec. Motori me targa të huaja përplaset me një makinë, plagoset çift i turistëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çërravë, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur një çift turistësh të huaj.


Bëhet me dije se të palgosurit kanë marrë dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Të plagosurit janë shoqëruar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin e aksidentit.


Pogradec / Informacion paraprak


Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.


Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page