Aksident tek “Dritat e Verdha” në Korçë, automjeti përplas karrocën me fëmijën
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, në lagjen nr. 10.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një karrocë fëmije, teksa një nënë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç e gjysmë po kalonin rrugën.
Pas përplasjes, ka qenë vetë drejtuesi i automjetit ai që ka transportuar fëmijën drejt Urgjencës së Spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar për kryerjen e procedurave përkatëse, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
















