top of page

Aksident tragjik: Automjeti godet biçikletën, viktima 69-vjeç

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një 29-vjeçare, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka përplasur një biçikletë, në të cilën udhëtonte një 69-vjeçar.


Si pasojë e aksidentit, i moshuari u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të rënda, ka ndërruar jetë.

Policia po vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e saktë të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page