Aksident tragjik, humb jetën drejtuesi i kamionçinës
- Korca Boom
- Sep 1, 2025
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të dielë në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip kamionçinë është përplasur me trafikndarësen, duke shkaktuar pasojë fatale për drejtuesin e mjetit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pasagjeri që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
“KORÇA BOOM”


















