top of page

Aksident tragjik, humb jetën vëllai i këngëtarit të njohur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 26, 2025
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çungur të Pejës, në Kosovë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.


Sipas raportimeve nga mediat lokale dhe konfirmimeve zyrtare nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor me katër rrota. Përplasja ka qenë fatale për njërin prej të përfshirëve, ndërsa personi tjetër është transportuar menjëherë drejt emergjencës së Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.


Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se viktima është vëllai i reperit të njohur nga Kosova, Gjesti. Lajmi ka prekur publikun dhe komunitetin artistik, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga vetë artisti apo familjarët e tij.


“Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje mbi shkaktarin apo përgjegjësinë për përplasjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page