Aksident tragjik në Athinë, makina shpërthen në flakë pas përplasjes; humb jetën shqiptari 34-vjeçar Fabjan Koko
- Korca Boom
- Aug 13, 2025
- 1 min read
Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Greqi.
Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari Fabjan Koko, po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani.
Më pas, automjeti i të riut u përfshi nga flakët, ndërsa Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën.
Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës ndërsa policia rrugore po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
“KORÇA BOOM”




















