top of page

Aksidenti TRAGJIK! Kush janë VIKTIMA dhe i riu që drejtonte mjetin me shpejtësi SKËTERRË... (EMRAT)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Tapizë, në Krujë, ku një mjet tip “Audi” ka përplasur për vdekje një 66-vjeçar, identifikuar si Nazif Zeneli.


Viktima, banor i zonës, ishte duke kaluar rrugën kur u godit nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi të lartë.


Drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Kleo Malja, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.


Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Krujë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page