Alarm, merkatoja bllokohet sërish
- 1 hour ago
- 1 min read
Telashet duket se nuk kanë të ndalur për KF Tirana, pasi klubi bardheblu është përballur sërish me bllokimin e merkatos.
Sipas informacioneve, më datë 8 maj klubi ka marrë një tjetër njoftim për pezullimin e merkatos, për shkak të detyrimeve të papaguara ndaj futbollistëve që kanë fituar çështjet në organet kompetente.
Në fakt, Tirana është përballur edhe gjatë merkatos dimërore me të njëjtin problem, por në atë periudhë arriti ta zhbllokonte situatën pas kryerjes së pagesave përkatëse.
Deri tani nuk është bërë publike shuma totale e detyrimeve të papaguara, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të lëvizin shpejt për të shmangur komplikime të tjera dhe për të mos rrezikuar planifikimet për sezonin e ri.
Situata mbetet shqetësuese për bardheblutë, të cilët duhet të gjejnë sa më parë një zgjidhje për këtë ngërç financiar dhe administrativ.
“KORÇA BOOM”
















