AMP zbardh veprimet e dyshuara të tre inspektorëve në rajonin Elbasan-Korcë
- Korca Boom
- Oct 27, 2025
- 1 min read
Agjencia e mbikëqyrjes policore (AMP) ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj tre inspektorëve të policisë, të cilët dyshohen për organizim të lojërave të fatit dhe shpërdorim të detyrës.
Sipas njoftimit të AMP-së, atyre iu është ndaluar dalja jashtë vendit dhe janë të detyruar të paraqiten në policinë gjyqësore.
Amp sqaron se, pas një hetimi disa mujor dhe në bashkëpunim me prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Elbasan, rajoni Elbasan-Korcë ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Tre punonjësit e policisë dyshohen për veprat penale: organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit, e kryer në bashkëpunim; vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara; dhe shpërdorimi i detyrës.
Veprat e dyshuara parashikohen nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe 248 të kodit penal.
Hetimet dhe masat e sigurisë vijojnë në përputhje me ligjin dhe procedurat në fuqi.
"KORCA BOOM"



















