Arresti kardiak i merr jetën një adoleshenti gjatë lojës
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Itali, ku një 15-vjeçar humbi jetën gjatë një ndeshjeje futbolli. Futbollisti i ri pësoi një arrest kardiak pas një përplasjeje me një lojtar tjetër.
Fatkeqësia ndodhi mbrëmjen e 24 dhjetorit në Pordenone, në veri të vendit. Djali u dërgua menjëherë në spitalin Santa Maria degli Angeli, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.
Adoleshenti, me origjinë të huaj, kishte disa vite që luante në ekipin e të rinjve të klubit ASD Torre, pjesë e kategorisë nën 16 vjeç, dhe emri i tij ende nuk është bërë publik.
Një humbje e madhe për familjen, shokët e skuadrës dhe komunitetin sportiv.
"KORCA BOOM"
















