Kontrollet në kufi çojnë në arrestime dhe procedime penale në qarkun Korçë
- Korca Boom
- 13 hours ago
- 2 min read
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, nga veprimet e fundit policore janë ndaluar 2 persona të shpallur në kërkim, është arrestuar 1 shtetas për kontrabandë me mallra, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.
Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre ishte dënuar me burgim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ndërsa tjetri kishte masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të imtësishme të bazuara në analizën e riskut ndaj mjeteve dhe shtetasve që qarkullojnë në kufi, Policia Kufitare ka goditur dy raste të kontrabandës me mallra. Në njërin rast, u arrestua në flagrancë një shtetas i cili, pasi kishte kryer procedurat e regjistrimit në sistemin TIMS, ishte larguar pa kryer procedurat doganore, duke tentuar të fuste në territorin shqiptar një sasi prej mbi 1.5 ton mjaltë, e dyshuar kontrabandë. Malli u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në një rast tjetër, u referuan materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj një shtetasi për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe ndaj një punonjësi doganor në PKK Kapshticë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Nga hetimet paraprake dyshohet se punonjësi doganor nuk ka ushtruar kontrollin e nevojshëm ndaj një automjeti, ku u gjet një sasi e konsiderueshme vaj ulliri pa dokumentacion, e dyshuar se ishte futur kontrabandë nga Greqia.
Po ashtu, Policia Kufitare ka referuar materialet në Prokurori edhe për tre shtetas të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Policia Kufitare bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të shtuar për parandalimin
"KORCA BOOM"



















