top of page

Investime dhe zhvillim për çdo lagje dhe fshat të Korçës

  • Dec 26, 2025
  • 1 min read

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Korçë, u miratua Buxheti i Bashkisë për vitin 2026, si dhe Programi Buxhetor Afatmesëm për periudhën 2026–2028. Ky dokument ka një rol kyç në orientimin e zhvillimit të qytetit dhe njësive administrative gjatë viteve në vijim.

Buxheti i miratuar është ndërtuar mbi parimet e transparencës, përgjegjësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke reflektuar nevojat reale të banorëve dhe prioritetet strategjike të Bashkisë Korçë.

Për vitet e ardhshme, fokusi do të jetë në:

  • Zhvillimin e turizmit, si motor ekonomik dhe promovim i vlerave kulturore e natyrore të qytetit.

  • Mbështetjen e bujqësisë dhe zonave rurale, për rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

  • Investimet në teknologji dhe shërbime digjitale, për një administratë më efikase dhe më pranë banorëve.

  • Edukimin dhe arsimin, si themel për të ardhmen e brezave të rinj.

Gjithashtu, janë përcaktuar prioritetet e investimeve për periudhën 2026–2028, me vëmendje të veçantë ndaj infrastrukturës, shërbimeve publike dhe rritjes së cilësisë së jetës në çdo lagje dhe fshat të Bashkisë Korçë.

Miratimi i këtij buxheti është një hap i rëndësishëm drejt një Korçëje më të zhvilluar, moderne dhe të jetueshme për të gjithë banorët.

"KORCA BOOM"


bottom of page