top of page

Arrestim në Porodinë/ Ngjarje në Devoll, Pogradec dhe Korçë/ Ja komunikata e sotme e bluve!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korcë


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin G. V., 41 vjeç, banues në fshatin Porodinë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


J. N., 58 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke kryer aktivitetin e këmbimit valuator, pa e regjistruar në organet tatimore;


-për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale, foto dhe video të një 15-vjeçareje, pa miratimin e saj.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi nga hetimet dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.11.2025, kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan në lagjen nr.17.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. B. dhe G. M., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. T., 21 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. M., 36 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page