Arrestime për dhunë në familje, vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufijve
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Katër persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Veprat përfshijnë dhunë në familje, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, plagosje me dashje, vjedhje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Struktura e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si pjesë e operacionit të koduar “Catch”, kapën katër shtetas të shpallur në kërkim:
Shtetasi J. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua për veprat penale Dhuna në Familje dhe Prodhimi dhe Mbajtja pa Leje e Armëve dhe Municionit.
Shtetasi A. K., 36 vjeç, i dënuar më parë nga Gjykata e Tiranës, u ndalua për Plagosje të Rëndë me Dashje, Shkelje të Rregullave të Qarkullimit Rrugor, Largim nga Vendi i Aksidentit dhe Përndjekje.
Shtetasi A. H., 42 vjeç, i dënuar për Vjedhje, u ndalua nga policia.
Shtetasi G. H., 41 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër për Ndihmë në Kalim të Paligjshëm të Kufijve, i mbeten për të kryer 11 muaj e 21 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















