Arrestohet 38-vjeçari që përplasi për v*dekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje me automjet një 19-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas burimeve zyrtare, pas ngjarjes janë kryer veprime intensive hetimore, të cilat çuan në identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar. Policia bën me dije se shtetasi F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, është ndaluar nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"



















