Arrestohet në flagrancë 57-vjeçari që kontrabandoi mallra nga Greqia – Sekuestrohen cigare, pije alkoolike dhe celularë
- Korca Boom
- Aug 17, 2025
- 1 min read
Korçë – Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar një tjetër rast të goditjes së kontrabandës, duke arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar që transportonte mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, policia kaloi për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në fshatin Plasë, Korçë.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet u gjetën dhe sekuestruan:
Produkte ushqimore dhe pije alkoolike,
Dhjetëra steka me cigare,
Disa aparate celularë,
të cilat nuk ishin të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, duke ngritur dyshime për kontrabandim nga shteti grek.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Th. B. u arrestua në flagrancë, për veprat penale:
"Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë",
"Kontrabanda me mallra të tjerë".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
“KORÇA BOOM”



















